Parlamenti bullgar votoi sot pro heqjes së VETO-s për Maqedoninë e Veriut. Me 170 vota pro, 37 kundër dhe 21 abstenim, ligjvënësit bullgarë votuan që të heqin VETO-n sipas kushteve të propozimit të presidencës franceze Emmanuel Macron.
Teksa komenton çështjen e VETO-s bullgare, analisti Mentor Nazarko thotë se origjina e VETO-s bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut është VETO-ja qe Greqia ka pasur ndaj RMV në lidhje me ermin.
Lexo edhe: Parlamenti bullgar miraton propozimin francez për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut
“Ka qenë vetoja greke 30-vjeçare, që lidhet me brendin e vendit, për një figurë emër të lashtë mijëra vjeçar që është i përbashkët në Ballkan.
Origjina e problemi është vetoja greke, prej vetos greke kem i veton bullgare. Problemi qendron te vetoja e Greqisë, më pas dolën pretendimet e Bullgarisë për minoritetin në Maqedoninë e Veriut”, tha Nazarko.
Ndër të tjera Nazarko komentoi gjuhën që kryeministri, Edi Rama përdori ndaj gazetarëve dhe homologëve bullgarë ditën e djeshme në Samit, duke e cilësuar qëndrimin bullgar të turpshëm.
Nazarko tha se replikat e Ramës ndaj Bullgarisë nuk e kanë dobësuar vendin dhe se Bullgaria tashmë ndodhet në një krizë dhe se nuk ka unitet për të bërë reagime .
“Rama është kafshë politike që në arenën ndërkombëtare dëshiron të demonstrojë protagonizëm. Përtej asaj që mendohet se Rama është dikush që është i pakujdesshëm, ai ka qejf të sulmojë etnitete politike. Nuk është se ka dobësuar Bullgarinë apo kryeministrin Petkov. Bullgaria ne krizë politike, mungon uniteti.
“Rama është përpjekur të atakojë entitetet kolektive, si BE, jo kancelari të veçanta.”
“Një vend si Bullgaria që është në krizë, që nuk ka unitet reagimi për të ndikuar Shqipërinë. Zemra e problemit maqedono-bullgar formulohet atje.
Sot Rama është cituar nga mediet më të mëdha për deklaratat e tij të forta. Ka arritur të sensibilizojë për Shqipërinë. Shqipërisë i intereson sot që të çelen negociatat, sepse sot Shqipëria është në kulmin e afirmimit kombëtar, po drejton Këshillin e Sigurimit, po rrit ndërveprimin me NATO-n. Rama i Llogarit pasojat e atyre që thotë”, tha Nazarko në Abc Live./abcnews.al/