Reagon Ministri i Mbrojtjes së Letonisë: Hetim i menjëhershëm i aksidentit

schedule18:04 - 6 Maj, 2019

schedule 18:04 - 6 Maj, 2019

Pas aksidentit ku humbi jetën një efektive e FA Shqiptare dhe u plagosën dy të tjerë, ka reaguar Ministri i Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme i Letonisë, Artis Pabriks.

Përmes një statusi në faqen e tij në Twitter, Pabriks ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimës dhe garanton shtetin shqiptar për hetim të menjëhershëm të këtij aksidenti.


Efektivja Zarife Hasanaj humbi jetën paraditen e së hënës, gjatë neutralizim-çmontimit të minave, të vendosura gjatë luftës së dytë botërore, në Letoni. Forcat e Armatosura Shqiptare, janë angazhuar me një togë EOD, si pjesë e grup – batalionit kanadez, të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO, në Letoni, të përbërë nga 18 ushtarakë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!