Burg për Bajrush Bregun dhe Bajram Çekojan

schedule15:10 - 6 Maj, 2019

schedule 15:10 - 6 Maj, 2019

Gjykata e Shkodrës la në burg Bajrush Bregun dhe shokun e tij Bajram Çekojan, të cilët u arrestuan gjatë operacionit “Kompleksi” në Tiranë.

Bregu 33 -vjeç ishte në kërkim për trafik të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Më parë ky person ka qenë i dënuar me 4-vjet burg për kultivim të bimëve narkotike dhe me masë sigurie “arrest me burg”, pasi në shtëpinë e tij në 2018 u gjet një kallashnikov dhe municion luftarak.

Gjithashtu sipas policie Bregu është i skeduar si pjesëtar i një grupi kriminal dhe i dyshuar edhe si autor për ngjarje të rënda kriminale që kanë ndodhur në Shkodër.

Bregu dhe Çekoja ishin strehuar në Tiranë në një shtëpi me qira në zonën e Komunës së Parisit./ABC News Albania 24/7 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!