Aplikimi i Ukrainës për anëtarësim në BE, nis në Bruksel takimi i liderëve të unionit

schedule18:41 - 23 Qershor, 2022

schedule 18:41 - 23 Qershor, 2022

Në Bruksel ka nisur samiti i Bashkimit Evropian ku do të diskutohet nëse do t’i jepet statusi i vendit kandidat Ukrainës.

Të 27 liderët e BE-së do të takohen sot dhe nesër për të diskutuar aplikimet për anëtarësim në BE nga Ukraina, Republika e Moldavisë dhe Gjeorgjia, si dhe çështjet aktuale ekonomike me të cilat po përballet BE.

Të premten e kaluar, shefja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen njoftoi opinionin e Komisionit për të rekomanduar Ukrainën si një vend anëtar në BE, duke deklaruar se ukrainasit janë “gati të vdesin” për perspektivën evropiane.

Me të mbërritur, kryeministri holandez Mark Rutte përgëzoi “vlerësimin e plotë” të Komisionit Evropian për aplikimin e Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

“Shqetësimi që kishim ishte se Komisioni do të nxitonte në shtetet kandidate. Më duhet të them se Ursula Von der Leyen doli me një rezultat shumë të ekuilibruar të bisedimeve me Zelensky-n… Duhet të them, gabova. Ata me të vërtetë na dhanë një vlerësim shumë i plotë dhe i drejtë”, tha Rutte të enjten.

Kancelari gjerman Olaf Scholz u tha gjithashtu gazetarëve se ky vendim do të shërbejë gjithashtu si “një thirrje për të arritur përparim në perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, duke shtuar se Gjermania do të “mbështesë në mënyrë aktive” përpjekjet për të ndihmuar Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia për të zbatuar sa më shpejt perspektivën e anëtarësimit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!