Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ku e keni heroin e heshtur të Astirit”, Balla thumbon opozitën: I lini gjërat në mes të rrugës, e keni sëmundje

schedule14:00 - 23 Qershor, 2022

schedule 14:00 - 23 Qershor, 2022

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla hodhi akuza mbi pengesat që ka bërë opozita për investimet dhe projekte që ka bërë qeveria Rama.

Në fjalën e tij në parlament, Taulant Balla tha se opozita i kundërvihet çdo projekti dhe investimi që bëhet në Shqipëri.

Balla nuk nguroi të përmende ndërtimin e parkut të lojërave në Liqenin Artificial si dhe projektin e Astirit,  të cilat opozita i ka luftuar.

Me ironi ai foli për Klevis Balliun dhe Genc Strazimirin, përfaqësues të PD-së që kanë dalë kundër investimeve të qeverisë.

Balla u shpreh se kur të krijojnë partinë e re, ta quajnë atë partia kundër investimeve.

“I lini gjërat rrugëve. E keni sëmundje këtë. Një punë në jetën tuaj nuk keni mbaruar. E mbani mend këndin e lojërave tek parku I liqenin. Heroi, Genc Strazimiri që doli me pistoletë për të ndaluar këndin e lojërave. Po Klevis Balliun heroin e heshtur të Astirit, ku është ky çuni I Fahriut? Djalë që punoi fort. Njësoj është puna juaj, ju po patë një investim të mirë, një gjë që punohet, ju i turreni të gjithëve. Kur ta bëni këtë partinë e re, quajeni partia kundër investimeve”, tha Ballla.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste tha se për ngritjen e një Komisioni Hetimor duhet të respektohet Kushtetuta dhe se nuk mund të ngrihet sipas qejfit.

“Tani kur propozoni ngritjen e një Komisioni, sa i përket pjesës përmbajtësore, varianti i parë nuk respekton parimin e shtetit të së drejtës. Nuk ngrihet një Komision Hetimor për çfarë keni qejf ju. Së pari duhet të respektohen parimet kushtetues”, tha ai. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!