Dritë jeshile për Shqipërinë dhe MV? Zykaj: Ka sinjale për zhbllokim të vetos bullgare

schedule11:22 - 23 Qershor, 2022

schedule 11:22 - 23 Qershor, 2022

Samiti i liderëve europianë me ata të Ballkanit Perëndimor ka nisur që prej orës 10 sot në Bruksel.

Në Samit pritet të diskutohen çështje të nxehta për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për në BE.

Gazetarja e Abc, Erisa Zykaj raporton nga Brukseli se sot mund të bëhet një përpjekje e dytë për heqjen e vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Sipas burimeve për Erisa Zykaj sot ose nesër mund të ketë sinjal pozitiv për arritje të marrëveshjeve politike për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe MV, gjithmonë nëse Bullgaria zhbllokon veton.

Ka një lloj sinjali nga ana e qeverisë bullgare që mund të zhbllokohet veto e Bullgarisë”, thotë gazetarja për Abc Live.

Gjithashtu vendosmëria e Francës për zgjedhjen e situatës së Ballkanit Perëndimor është një plus për vendin tonë dhe MV, Pasi Emanuel  Macron dëshiron që të zgjedhë çështjen e BP brenda përfundimit të presidencës në fund të qershorit.

/abcnews.al/