“A do ta njohë Serbia Kosovën? Vuçic përgjigjet nga Brukseli: Mos prisni fare për këtë

schedule10:02 - 23 Qershor, 2022

schedule 10:02 - 23 Qershor, 2022

Edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të jetë i pranishëm sot në Samitin e BE-së.

Nga Brukseli Vuçiç iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse pret kritika në Samitin BE-së  për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Vuçic ka deklaruar se ka një përgjigje të gatshme ndaj kritikave .

“E pres apo jo, do të marrë një përgjigje”, tha Vuçiç, për gazetarin kroat.

I pyetur për të komentuar faktin se kancelari gjerman Olaf Scholz tha më herët se pret që Serbia ta njohë Kosovën, Vuçiç u përgjigj shkurt: “Edhe unë i thashë që mos të presin fare për këtë.”

/abcnews.al/