Stevo Pendarovski do të jetë presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut. Ai ka fituar në raudnin e dytë të zgjedhjeve presidenciale te zhvilluar të djelën në këtë vend. Pendarovski ka marrë rreth 16 mijë vota me shumë se rivalja e tij Gordana Siliankovska. Pas numërimit te 99 % të votave, Stevo Pendarovski ka marrë 51,72 % të votave, ndërsa kandidatja e opozitës Gordana Silianovska ka fituar 44,68 % të votave. Stevo Pendarovski u kandidua në këto zgjedhje nga koalicioni në pushtet, LSDM dhe BDI. Por duket se në raundin e dytë është mbështetur edhe nga elektorati i kandidatit shqiptar Blerim Reka, që mori 10 % te votave në raundin e pare ne 21 prill. Kështu duket se mbështetja e shqiptareve me vote për kandidatin pro-evropian ishte vendimtare në fitoren e tij përballë kandidates opozitare Silianovska. Zgjedhjet në raudnin e dytë sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ne të gjitha vend votimet u kryen te rregullta, pa probleme teknike dhe pa ndonjë incident./ABC News Albania 24/7