Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia pritet të vendosin dot nëse do të marrin pjesë në samitin e BE-së, ku do të merret vendim për çeljen e negociatave.
Samiti do të mbahet në Bruksel më datat 23 dhe 24 qershor, ndërsa nuk ka pasur ende një deklaratë të qartë nga tre vendet e rajonit, nëse do të jenë të pranishme.
Kryeministri Edi Rama deklaroi një ditë më parë në një postim në rrjetet sociale se pasi bisedoi me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, u arrit në përfundimin se do të ketë një tjetër “Jo, më fal!” nga samiti.
Bullgaria ka bllokuar anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me veton ndaj kësaj të fundit.
Ndërkohë, BE nuk i ka trejtuar të ndara dy vendet në procesin e integrimit, me argumentin se do të ishte më mirë për stabilitetin rajonal nëse dy fqinjët mund të përparonin së bashku.
BE do të marrë gjithashtu në konsideratë dhënien e statusit kandidat për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë në samitin e Brukselit. /abcnews.al