Personat që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, kanë më shumë mundësi për ta normalizuar atë gjatë stinës së verës sesa në dimër. Qarkullimi jo i mirë i gjakut është një nga shkaktarët e shumë sëmundjeve të zemrës dhe jo vetëm.
Problemi më i përhapur shëndetësor i lidhur me të është tensioni i lartë i gjakut. Ky fenomen ndodh kur enët e gjakut nuk përballojnë dot presionin e lartë të qarkullimit të gjakut në organizmin tonë. Të shumtë janë ata persona që kurohen me medikamente apo me metoda natyrale, për të ekuilibruar tensionin e gjakut.
Por jo shumë e dinë se tensioni i gjakut ka dy lloj luhatjesh.
– Ndryshim i presionit të gjakut përgjatë ditës
Gjatë natës, kur trupi është në qetësi, tensioni është i ulët. Presioni i gjakut fillon të rritet disa orë para se të zgjoheni në mëngjes, dhe vazhdon të rritet me vazhdimësinë e ditës. Pika kulmore e presionit të gjakut është pikërisht mesdita, dhe mjekët gjithmonë sugjerojnë që në këto orare të tregohet më shumë kujdes.
Sipas ekspertëve tensioni i gjakut fillon dhe ulet përsëri në darkë. Sipas studimeve, personat që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, kanë më shumë mundësi për ta normalizuar atë gjatë stinës së verës sesa në dimër.
Pesha dhe tensioni i lartë i gjakut
Sipas mjekëve pesha trupore është një nga arsyet kryesore për luhatjet sezonale të tensionit. Në dimër trupi kërkon më shumë masë yndyrore, të cilën e përdor për normalizim të temperaturës.
Ndërsa në verë humbasim këtë peshë të tepërt në saj të aktivitetit më të shpeshtë. Tensioni i gjakut rritet me shtimin në peshë dhe ulet me rënien nga pesha. Personat që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, të kryejnë matje të tij dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë.
Në këtë mënyrë kuptojnë dhe më qartë luhatjet e tensionit të gjakut. Në rastet kur kjo luhatje është e madhe ju duhet konsulta me specialistin dhe mjekun tuaj.
Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
/abcnews.al