Presidenti Ilir Meta u pyet në konferencën me mediat këtë të martë për Kreu i shtetit tha se denoncimi për lobimin që pretendon ish deputeti as nuk ka ekzistuar dhe as nuk ekziston.
Në fjalën e tij gjatë konferencës për shtyp, presidenti Ilir Meta nuk la pa komentuar kallëzimin penal që ka regjistruar SPAK pas denoncimit të ish deputetit Halit Valteri.
Meta tha se denoncimi që pretendon ish deputeti nuk ekziston dhe se artikulli që ka bërë fjalë për lobimin nuk ka ekzistuar.
“Ata që janë në kërkim të letrave për azil për të shpëtuar drejtësisë këtu edhe të tjerë që janë këtu e vijojnë biznesin e inceneratorëve të vijojnë të bëjnë më të mirën e tyre. Ky është sistem që do shkundet nga themeli duke nisur nga 25 korriku por deri në 24 korrik do bëjmë detyrën me përgjegjshmëri të plotë e shpresojmë të ketë dhe reflektime kur bëhet fjala për çështje të interesit kombëtar”, tha Meta.
/abcnews.al/