Presidenti i Tiranës Refik Halili kërkon vazhdimësinë e rezultateve pozitive ashtu sikurse tekniku Mema. Në kampin korçar trajneri Shehi përgëzoi lojtarët për lojën pavarësisht rezultatit.
Pas ndeshjes mes Tiranës dhe Skënderbeut presidenti i klubit bardheblu, Refik Halili tha se shpreson që Tirana të vazhdojë të fitoje si dhe u ndal pak edhe tek incidenti në tribune VIP.
Trajneri i bardhebluve Ardian Mema u shpreh mjaft entuziast për tre pikët dhe pranoi se Tirana kishte fatin me vete. Sa i përket derbit ndaj Partizanit, Mema tha se nuk është koha për të menduar për këtë sfidë pasi fillimisht është ndeshja e kthimit në Kupë.
Në kampin e Skënderbeut, trajneri Orges Shehi u shpreh paksa i nevrikosur për mënyrën sesi e pësoi golin skuadra e tij, por i përgëzoi lojtarët për atë që treguan në fushë./ABC News Albania 247