Qëndroi në kampionatin rus, Polonia flak nga “Katar 2022” rekordmenin

schedule20:57 - 20 Qershor, 2022

schedule 20:57 - 20 Qershor, 2022

Maciej Rybus ka humbur Botërorin e Katarit për shkak të vendimit për t’u transferuar te Spartak Moscow.

Polonia ka vendosur të mos e grumbullojë mbrojtësin, pas kësaj lëvizjeje. Ai ishte pjesë e Lokomotiv Moscow dhe nuk ndryshoi kampionat.

Sikurse dihet, Rusia ka nisur ofensivën në Ukrainë dhe bota e sportit është solidarizuar dhe ky është një tjetër vendim për të treguar që paqja është e vetmja rrugë.

Rybus është lojtari me më shumë ndeshje në kombëtaren e Polonisë, por as kjo nuk i ka mjaftuar që ta shpëtojë nga dënimi.

Grzegorz Krychowiak dhe Sebastian Szymanski u larguan nga Rusia dhe do të jenë pjesë e Polonisë, ndryshe nga Rybus. / abcnews.al