Avokati i Bledi Angjos, i arrestuar për vrasjen e Martin Çeços, ka thënë se autor i krimit ishte Valter Mollaj.
Lexo më shumë për ngjarjen këtu
Dinamika e ngjarjes është zbardhur nga deklarata fillestare e Angjos i cili ka treguar për policinë se autor i vrasjes është Valter Mollaj, i cili ka qenë në lidhje me një vajzë e cila është bërë shkak për ngjarjen. Ai ka bashkëpunuar me organet duke treguar që të tre të arrestuarit kanë qenë së bashku në mjet kur e kanë marrë nga banesa viktimën, dhe më pas e kanë çuar drejt rezervuarit ku e kanë mbytur dhe e kanë hedhur në ujë.
Sipas avokatit, ekzekutori i 26 vjeçarit është Valter Mollaj, ndërsa dy të tjerët janë bashkëpunëtorë dhe ndihmës në krim. Vajza sipas të dhënave ka pasur lidhje me Valter Mollajn, dhe i ka treguar këtij të fundit që kishte komunikim edhe me Martin Çeçon.
Gjatë seancës të tre kanë mbajtur qëndrim mohues duke mos pranuar krimin. Madje, edhe vetë Bleti Angjo i cili bashkëpunoi me policinë, ka heshtur. /abcnews.al