Gjatë vizitës së tij në Budapest, ministri i brendshëm Salvini i premtoi kryeministrit hungarez Viktor Orban, një aleancë të vërtetë dhe besnike. Orban po përgatit daljen nga partia popullore europiane dhe deklaroi se pas zgjedhjeeve parlamentare europiane të 26 majit do të vendosë se në cilini grupim politik do të rreshtohet.
Matteo Salvini e Viktor Orban imagjinojnë një Europë të përbërë nga shtete – kombe të forta, kufij të mbyllur për emigrantët, pa kompetenca të Brukselit për sigurinë, marrëveshje tregtare dhe financiare të reja me vendet afrikane dhe aziatike të cilat nuk mundësojnë riatdhetësimin e qytetarëve të tyre.
Për të ndryshuar atë që kryeministri hungarez e konsideron Europën e fjalëve boshe të Brukselit për populistët, në 26 maj – nga zgjedhjet europiane, duhet të lindë një mazhorancë e re. një aleancë mes partisë popullore dhe të djathtës së re. Orban e thotë qartë: “Dëshiroj të dialogoj dhe të bashkëpunoj me persona dhe parti të forta me jetë, dhe që kanë mbështetjen e popujve të tyre, si miku im Salvini dhe partia e tij.
Kryeministri hungarez i konsideron ata që në partinë popullore europiane e pengojnë, si parti të vogla pa vota të europës veriore. Parti që donin shkrirjen e partisë së tij duke e përjashtuar Fidesz. I quan të mbijetuar: Partia popullore europiane nuk mund të jetë spital për politikanë të sëmurë në fazë përfundimtare
Është një betejë që zhvillohet e gjitha Brenda Partisë popullore europiane ku kandidati kryesor Manfred Ueber nga Firence u shpreh se Orban nuk ka fare zë në këtë pjesë. Ndërsa nga Afrika kancelarja gjermane Angela Merkel përjashtoi idenë e një marrëveshjeje mes popullorëve dhe sovranistëve.
Ministri i brendshëm Italian shpreson të sjellë në anën e tij populiste – sovraniste Orban, i cili tashmë është me një këmbë jashtë PPE-së. Pas zgjedhjeve parlamentare evropiane, kryeministri hungarez do të vendosë se çfarë do të bëjë, në cilin grupim politik e parlamentar të Strasburgut do të vendosë euro-deputetët e tij.
Sipas tij çdo gjë do të varet nga aleancat që do të krijojë partia popullore evropiane. Nëse popullorët do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me socialistët do të thotë se kanë zgjedhur të vetëvriten politikisht. Ndërsa për Salvinin aleanca mes socialistëve dhe demo-kristianëve do të transferonte Evropën në një Kalifat.
Dita e takimit mes Orban dhe Salvinit nisi me një fluturim deri në Roeszke, fshat në kufi me Serbinë, i blinduar me 175 kilometra rrjetë metalike të lartë katër metra, disa prej të cilave të lidhura me elektricitet. Salvini shprehet se në Evropë mund të hyhet vetëm duke marrë leje, pasi ai synon një Evropë ndryshe, që mbron sigurinë, punësimin, familjen dhe identitetin e krishterë të kontinentit
Salvini ndryshe nga Orban nuk flet për një rreshtim të së djathtës pasi thekson se përfaqëson një pozicion të fortë, alternativë të burokratëve, një lëvizje që nuk e sheh si të djathtë. Ai shton se shpreson të dialogojë me konservatorët për të lënë jashtë loje të majtën e cila do të keqen e Evropës. Objektivi është roli vendimtar në Evropë dhe qeverisja e ndryshimit që do të vijë ndryshe nga e kaluara.
Por të dy janë të vetëdijshëm se nuk do të kenë asnjëherë mazhorancën dhe që partia popullore evropiane nuk do të bëjë aleancë me Legën, e as me Lë Pen apo gjermanët e Alternativa për Gjermaninë. Shmangin pjesën ku duhet të flasin për atë që i ndan, politikat e shkurtimeve financiare që Salvini do të zhdukë për të aktivizuar taksën e sheshtë.
Atë taksë të sheshtë që në Hungari është dhe që lideri i Legës e vlerëson duke thënë se në Hungari ky vendim ka rimëkëmbur ekonominë dhe ka tërhequr shumë sipërmarrje italiane. Madje Salvini i bëri apel aleatëve të Lëvizjes me Pesë yje që e kundërshtojnë taksën e sheshtë, që të shkojnë në Hungari për të parë se si funksionojnë gjërat në botë.
Gjithsesi ministri i brendshëm Italian e arriti objektivin e misionit në Budapest: ai është tashmë pikë referimi për sovranistët së bashku me mikun e tij kryeministrin hungarez Orban. Sepse sipas tyre Evropa e re duhet të jetë vërtet demokratike dhe jo porta e hyrjes për persona të padëshiruar. Ne i ndaluam emigrantët nga deti, hungarezët nga toka. Komplimente!, përfundoi ai./ABC News Albania 24/7