Fshatrat e Përrenjasit në kolaps, krimbi po shkatërron pemët dhe kullotat

schedule17:16 - 19 Qershor, 2022

schedule 17:16 - 19 Qershor, 2022

Nga Agim Blloshmi

Procesionara po bën kërdinë në pyjet dhe drutë frutore në fshatrat e njësisë Administrative të bashkisë Përrenjas.

Në fshatrat Bërzeshtë, Fanjë,Godovush, Stranik,Zallë-Torrë, Farret, po dëmtohen mijëra hektarë pyje, kullota, pemë dru frutore, vreshta etje, në territorin e këtyre bashkive.

Kamera e Abc prej një jave vazhdon vëzhgimin në fshatrat e Njësisë Administrative të Bashkisë së Përrenjas, të gjitha fshatrat janë në një kolaps frike dhe ankthi për ditët në vijim, madje dhe për vitin që vjen.

Përveç pyjeve dëme të konsiderueshme ka edhe në drurët frutore, pemtari e vreshtari.

Pas tharjes së gjethes dëmtohen edhe frutat, dëme në qershi, kumbulla, mollë, ftonj dhe vreshta, po kështu edhe kopshtet e fermerëve kanë pësuar dëme kolosale.

Banorët kërkojnë ndihmë nga ajri për shmangin e katastrofës

Sipas specialistëve të pyjeve procesionarja e dushkut favorizohet nga sitna e dimrit dhe erërat që vazhdojnë të fryejnë tani në verë për rishfaqjen e saj duke dëmtuar pafundësisht sipërfaqe të tëra pyjore vreshta dhe pemë.

Ndoshta situata e krijuar nga procesionarja e pishës nuk është marrë aq seriozisht, nga organet e shtetit përfaqësuesit e administratës s dhe nuk kanë raportuar në kohë për dëmet kolosale që ndikojnë ne pyje e kullota.

Janë mijëra hektarë drurësh frutorë të zhveshur edhe pemë frutore dhe vretashtat të cilat janë dëmtuara nga procesionarja duke i sjellë mjedisit jo vetëm dëme ekologjik por dhe një dëm ekonomik shumë të madh.

E sjellë prej vitesh si një shqetësim procesionaria vazhdon të mbetet e paluftuar dhe të përhapet çdo vit e më tepër, madje vetë fermerët thonë që edhe vitin që vjen nga përmasat që po përhapet dhe çfarë po ndodh, viti në vazhdimësi është i frikshëm.

Edhe vitin e kaluar territori i Librazhdit u prek nga virusi i egër i procesionares

Janë harxhuar goxha fonde nga Ministria e Mjedisit dhe bujqësisë për luftimin e procesionares, madje dhe shume subjekte kanë fituar projektet, por asgjë nuk është bërë.

Nga kjo “luftë” nuk është dhënë ndonjë rezultat i dukshëm, pasi përkujdesi duhet i përvitshëm/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!