Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksion për drogë në të gjithë vendin

schedule11:54 - 19 Qershor, 2022

schedule 11:54 - 19 Qershor, 2022

Policia po zhvillon një aksion për drogë në të gjithë vendin, ndërsa janë identifikuar disa parcela me kanabis.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se aksioni deri më tani është zhvilluar në Elbasan, Vlorë, Krujë, në Shkodër e Velipojë.

Policia e Shtetit i ka kërkuar OSHEE një raport dhe një hartë të riskut për rastet e vjedhjes së energjisë elektrike që përdoret për shtëpitë e barit dhe kriptomonedhat.

Aksioni i fundit anti-drogë i policisë ishte në Berat.  103 efektivë policie kanë zbarkuar sot në Berat ku kanë kryer kontrolle për drogë në ambiente të hapura, sera, tunele, banesa të braktisura, magazina të ndryshme por kanë dalë duar bosh.  Përmes një njoftimi për shtyp policia bëri me dije se gjatë kontrollit nuk u konstatua ndonjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!