Nëse Macron të dielën (19.06) e humb shumicën absolute, atëherë ai duhet rregullisht që të marrë mbështetjen e kampeve të tjera politike dhe të bëjë më shumë kompromise për programin e tij qeveritar.
Sot zhvillohet raundi i balotazhit për zgjedhjet parlamentare në Francë. Presidenti francez, Emmanuel Macron i trembet humbjes së shumicës absolute në Asamblenë franceze. Një “shumicë e qartë”, për të cilën ai u kishte bërë thirrje në të dyja raundet zgjedhore është e rrezikuar, sipas sondazheve të fundit. Partia e presidentit Macron “Ensemble” mund të marrë 225 deri në 305 vende, bashkë me aleatët e saj.