Stomaku i ndjeshëm i fëmijëve nuk pranon çdo lloj ushqimi. Procesi i pjekurisë së sistemit digjestiv bën që fëmija të mos jetë i gatshëm për pranimin e disa
ushqimeve të caktuara gjatë viteve të para të jetës së tij.
Këto janë ushqimet të cilat fëmijët nuk duhet ti konsumojnë deri në moshën 2 vjeçare:
-Lëngjet e paketuara – është mirë që të evitohen dhe të përgatiten në shtëpi, në mënyrë që të shmanget përmbajtja e lartë e sheqerit dhe komponentëve të tjerë
të dëmshëm për shëndetin e fëmijës.
-Bombonat prej gome – kanë një përmbajtje të lartë të sheqerit, gomë, ngjyra dhe substanca të tjera të panevojshme për fëmijët e kësaj moshe. Këto sheqerëra mund të ndikojnë në gjenerimin e obesitetit tek fëmijët dhe prishjen e dhëmbëve të tyre.
-Ëmbëlsirat – kanë përmbajtje të lartë të yndyrërave më të dëmshme dhe vajra jo të shëndetshme palme apo vajra kokosi, si dhe përmbajtje të lartë të sheqerit.
-Mjalti – mund të jetë i kontaminuar nga baktere e cila është përgjegjëse për transmetimin e botulizmit. Për më tepër, sistemi imunitar i fëmijës është ende në
zhvillim, dhe mund ti shkaktoj alergji të polenit.
-Frutat e thata – janë ushqime të cilat mund të shkaktojnë alergji. Arrat, kikirikët, bajamet, kanë përmbajtje alegjene tepër të lartë.
-Pijet freskuese – kanë përmbajtje të lartë të kafeinës, sheqerit dhe aditivëve kimik të cilët mund të shkaktojnë dëmtime intestinale dhe gastrite tek fëmijët.
-Peshku shpat dhe toni i kuq – janë peshq me përmbajtje të lartë merkuri (zhive) dhe fëmijët nuk duhet ti konsumojnë ato deri në moshën 3 vjeçare.
-Konservat – përmbajnë shumë kripë dhe shumë konservantë në mënyrë që të kenë afat më të gjatë të përdorimit.
-Sallamrat – kanë përmbajtje të lartë yndyre dhe kripë.
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
/abcnews.al/