Mesfushori i kombëtares shqiptare Kristjan Asllani shumë shpejt do të veshë fanellën e Interit, pasi zikaltrit dhe Empoli kanë arritur marrëveshjen për kalimin e 20-vjeçarit në Milano.
Nga ky transferim klubi toskanë do të përfitojë 14 milionë euro plus 2 milionë bonuse si dhe do të marrë në huazim Martin Satriano.
Tashmë kanë ngelur edhe detajet e fundit të kontratës për t’u përcaktuar, me agjentët e lojtarit dhe drejtuesit e klubit që janë parë së bashku, teksa pritet të vendosin edhe pikat mbi “i” për kalimin e Asllanit te Interi.
#Inter, in sede l’agente di #Asllani: si prova a chiudere
? @ivanfcardia pic.twitter.com/6ncabZ6Vr4— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) June 17, 2022
/f.a/abcnews.al