Xhamia më e madhe turke është inguruar ditën e sotme në Stamboll.
Presidenti Turk, Rexhep Taip Erdogan, ka patur dëshirë që në këtë ceremoni të inaugurimit të ftojë, Presidentin Ilir Meta, Presidentin e Guinesë, Kryeministrin Palestinez, presidentin Senegalian si dhe disa përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë.
Presdidenti Erdogan ka mbërritur herët në mëngjes në xhaminë më të madhe në Turqi për të bërë dhe lutjen e së premtes dhe për të pritur të ftuarit e tij.
Në xhaminë Camlica, do të mund të kryejnë ritin fetar të lutjes, rreth 63 mijë besimtarë. Ajo është ndërtuar me stilin osman të arkitekturës, e cila është e dukshme nga i gjithë qyteti i Stambollit./abcnews.al