Kundërpërgjigje ndaj pushtimit, Ukraina pritet t’u heqë vizat rusëve

schedule16:00 - 17 Qershor, 2022

schedule 16:00 - 17 Qershor, 2022

Kabineti i qeverisë në Ukrainë ka vendosur që të heqë vizat për rusët. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i vendit Denys Shmyhal.

Më herët gjatë ditës presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur në Telegram se ka sugjeruar që të bëhet ky ndryshim “për t’iu kundërvënë kërcënimeve të paprecedent ndaj sigurisë kombëtare, sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit të Ukrainës.”

Pritet që ndryshimet të hyjnë në fuqi më 1 korrik.

Nga ana tjetër, në ndërsa po flet në një forum ekonomik, lideri rus Vladimir Putin është shprehur se Rusia do ta zgjerojë angazhimin e saj me “këdo që është i interesuar pavarësisht dëshirës së Perëndimit për të zgjedhur rrugën e vetizolimit.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!