Komisioni për Rerformën Zgjedhore ka nisur mbledhjen e parë me një debat mes anëtarëve Petriit Vasili dhe Blerina Gjylameti.
Kjo e fundit kërkoi që të tregohej kujd3es për termat e përdorur, pasi Vasili tha se nga ky komision nuk duhet të bëhet tualeti i radhës politik.
Gjylameti: Nëse këtu diskutojmë terma si tualeti ata që i përdorin duhet të gjejnë veten pjesë e kujt janë, unë se ndiej veten pjesë e këtij tualeti. Kur përdoren terma të tillë duhet kërkuar që ai që e përdor të tërhiqet nga ajo fjalë. Këtu nuk jemi në tryezë për të ndarë pushtetin, jemi për të adresuar problematika dhe rekomandime të OSBE për të pasur një porces zgjedhor të besueshëm.
Alibeaj: Ftesë e kam që anëtarët ta hsohin me dashamirësi, që të paktën të mos krijohen keqkuptime të panevojshme për mbarëvajtjen e punës. /abcnews.al
Lexo edhe: Reforma Zgjedhore, Vasili: Të mos bëjmë tualetin e radhës politik