Një rrëshqitje masive toke ka shembur shumë ndërtesa në kryeqytetin e Bolivisë, La Paz. Sipas raportimeve të mediave lokale, nuk ka patur viktima. Por 88 familje me gjithsej 380 persona kane mbetur pa strehë.
Në orët para të mëngjesit, disa rrëshqitje të vogla të tokës kishin shkaktuar alarm dhe autoritetet lokale kishin vendosur evakuimin e menjëhershëm të banorëve. Shumë nga të zhvendosurit nuk kanë pasur kohë as për të marrë sendet personale.
Rrëshqitja e dheut ndodhi në një terren të butë, që deri para dy dekadash ka qene zone depozitimi mbeturinash. Mendohet se reshjet e shiut të ditëve të fundit ka ndikuar në rrëshqitjen e tokës./ABC News Albania 24/7