Lufta kundër bandave në El Salvador, 42 mijë anëtar të arrestuar në 3 muaj

schedule10:08 - 17 Qershor, 2022

schedule 10:08 - 17 Qershor, 2022

Rreth 42,000 anëtarë të dyshuar të bandave kriminale “Maras” janë arrestuar në El Salvador gjatë tre muajve të fundit, pasi presidenti i vendit Najib Bukele shpalli luftë kundër bandave .

Sipas numërimit të fundit që u bë mëngjesin e sotëm (dje të enjten), në operacionin në shkallë të gjerë që filloi në fund të marsit janë arrestuar 41,846 të dyshuar”, tha Prokurori i Përgjithshëm Naldo Rhodes.

33,258 prej të arrestuarve do të mbahen në paraburgim për gjashtë muaj me urdhër të gjykatës Salvadoriane, 8,588 të tjerë janë në pritje të seancës së parë gjyqësore, ndërsa 456 janë liruar pasi nuk kishin lidhje me bandat, tha tha Prokurori i Përgjithshëm Naldo Rhodes, shkrua abcnews.al.

Tatuazhet, me të cilat anëtarët e bandës vërtetojnë se janë pjesë e bandës e “Maras”, si dhe sasitë e konfiskuara të drogës janë ndër “provat” që autoritetet kanë në dorë ndaj të dyshuarve, sipas Prokurorit të Përgjithshëm.

Më shumë se një mijë makina që dyshohet se janë blerë me para të pista nga trafiku i drogës janë sekuestruar, duke përfshirë 821 armë zjarri, 8,994 telefona celularë dhe 1.5 milionë dollarë para cash, sipas raportit më të fundit të Departamentit të Drejtësisë.

Bandat e “Maras”, kanë rreth 70,000 anëtarë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!