“Serial killer”, vrasësi i shqiptares Nevila Pjetri, dyshohet të ketë kryer një tjetër krim vitin e shkuar po në qershor

schedule16:25 - 16 Qershor, 2022

schedule 16:25 - 16 Qershor, 2022

32-vjeçari Daniele Bedini, i cili vrau shqiptaren Nevila Pjetri 35-vjeçe, akuzohet se në qershor të vitit të kaluar të ketë vrarë gjithashtu edhe Carlo Bertolotti, i njohur ndryshe si Camilla, pasi ishte trans.

Ka qenë zv.Prokurorja e Prokurorisë së Spezias e cila ka kërkuar që 323-vjeçari të hetohet për të dyja vrasjet, pasi pas hetimeve të kryera rezulton se edhe në vrasjen e Nevila Pjetrit edhe në atë të Bertolottit është përdorur e njëjta armë.

Prokurorët gjithashtu kanë kërkuar nga gjykata që Bedini të qëndrojë në paraburgim, deri në përfundimin e hetimeve të plota, në mënyrë që ai të gjykohet për të dyja vrasje.

/Abcnews.al/