Inteperpelancë me Çuçin, Salianji: Qeveria vendosi gjoba me OFL, nismë për të pastruar pasurinë e krimit

schedule10:44 - 16 Qershor, 2022

schedule 10:44 - 16 Qershor, 2022

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka thirrur në interpelancë ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi. Salianji i drejtoi një sërë pyetjesh ministrit për operacionin “Forca e Ligjit” dhe vettingun në polici.

Deputeti demokrat ndër të tjera, OFL-në e quajti si nismë të qeverisë për të vendosur gjoba. Sipas tij në zbatimin e aktit normativ në fjalë janë përdorur dy standarde. Sakaq, vettingun në policia ai e cilësoi si mekanizëm për të intimiduar.

“Rama u shpreh se specialistë të FBI do të vinë në vendin tonë. Por para kësaj Rama tha se duhet bërë vettingu i policisë. E nëse ndjekim logjikën e Ramës, nëse ka dështuar procesi i vettingut në polici, prandaj ka marrë dhen kriminaliteti në mbarë vendin. Për operacionin Forca  e Ligjit, Rama trumbetonte, duhet tua bëjmë të parehatshëm atdheun atyre.

A ka qenë një nismë për të pasurar me letra aktivitet e grupeve kriminale? Cilat para pastrohen në Shqipëri nëse nuk janë të këtyre grupeve? A janë realizuar qëllimet e këtij akti? A ka njerëz në politikë që janë favorizuar nga ky ligj? A kemi dy standarde? Këto janë pyetjet për ministrin.

Dhe të tjera të jenë a janë rritur qëllimet që ka pasur ky ligj. A e kanë depozituar të gjitha subjektet deklarimet e tyre? A ka ata apo familjarë të tyre burime të ligjshme të sigurimit të pasurive? A ka ddputë, ish ministra që janë subjekt klasik i këtij ligji dhe ju i keni favorizuar?”, u shpreh Salianji. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!