Përshkallëzohet protesta në Kosovë, veteranët e UÇK-së hyjnë në oborrin e Kuvendit

schedule10:34 - 16 Qershor, 2022

schedule 10:34 - 16 Qershor, 2022

Veteranët e UÇK, të cilët ditën e sotme kanë dalë në protestë para Kuvendit të Kosovës, kanë thyer kordonin e policisë dhe kanë depërtuar në oborrin e Kuvendit. Mediat në vend raportojnë po ashtu për krisma, por nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për armë zjarri apo diçka tjetër.

Sekretari Organizativ i OVL e UÇK-së, Faton Klinaku, u ka bërë thirrje protestuesve që të mos shkaktojnë probleme.

Ndërkohë, policia në vend ka njoftuar se më 15.06.2022, zyrtarë nga Policia e Kosovës (PK) kanë zhvilluar një takim njoftues me përfaqësues të Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së me qëllim të njoftimit rreth organizimit të protestës, vendit dhe kohës së mbajtjes së saj dhe masave tjera që lidhen me zhvillimin e protestës”. /abcnews.al/