Gjermanët pesimistë për klimën e biznesit në Shqipëri

schedule20:38 - 15 Qershor, 2022

schedule 20:38 - 15 Qershor, 2022

Nga Erblina Mile

Korrupsioni, transparenca në tendera dhe siguria ligjore mbeten problematikat më të ndjeshme për biznesin gjerman në Shqipëri. Ambasadori gjerman Peter Zingraf theksoi se këto faktorë kanë rëndësi në klimën e të bërit biznes dhe i cilësoi shqetësuese përgjigjet e bizneseve në këtë raport.

Drejtori i Shoqatës gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri tha se 42% e bizneseve gjermane në Shqipërie vlerësojnë negativisht situatën aktuale ekonomike. Mungesa e krahut të punës gjithashtu është një vështirësi për biznesin në Shqipëri. Presidentja e shoqatës gjermane i kërkoi qeverisë që të reagojë sa më parë.

“E rëndësishme në këtë situatë është të kualifikohen njerëzit që janë të papunë pasi emigracioni i fuqisë punëtore po shkakton vështirësi.Për këtë ka programe të ndryshme dhe duhet të krijohen për të riorientuar krahun e punës në sektorët ku ka hapësirë.Përmendim këtu turizmin i cili ka nevojë për shumë profesionistë.Për Shqipërinë është e rëndësishme të ketë reagim dhe këtë duhet ta bëjnë sa më shpejt”.

Bizneset i përcaktojnë çmimet e energjisë dhe mungesën e krahut të punës dy nga risqet më të mëdha në zhvillimin e kompanisë gjatë këtij viti.

Faktorët e vlerësuar negativisht

1.Lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit

2.Transparenca e tenderave publik

3.Negociatat për anëtarësim në BE

4.Siguria ligjore

5. Parashikueshmëria e politikave ekonomike

/abcnews.al