Interi ka arritur marrëveshjen për transferimin e Kristjan Asllanit. Mesfushori do të kalojnë në Milano nga Empoli.
Këta të fundit përfitojnë 14 milionë euro nga shitja e futbollistit të kombëtares shqiptare, i cili spikati dhe i bindi të gjithë për gjashtë muaj.
Ende kanë mbetur disa detaje për t’u zyrtarizuar marrëveshja. Empoli ende po këmbëngul që të marrë një lojtar në huazim.
Martin Satriano është lojtari më i përfolur për të shkuar tek Empoli. / abcnews.al