Zvicra mbyll hapësirën ajrore pas një defekti kompjuterik

schedule08:17 - 15 Qershor, 2022

schedule 08:17 - 15 Qershor, 2022

Hapësira ajrore e Zvicrës u mbyll të mërkurën pasi një defekt kompjuterik me sistemin e kontrollit të trafikut ajror ndaloi fluturimet në aeroportet kryesore të vendit, thanë zyrtarët.

“Hapësira ajrore zvicerane është e mbyllur për trafikun për arsye sigurie pas dështimit të kompjuterit me Skyguide, shërbimin zviceran të kontrollit të trafikut ajror”, tha Skyguide në një deklaratë.

Ata nuk dhanë asnjë detaj në lidhje me problemet e kompjuterit, por kërkuan ndjesë për incidentin dhe pasojat e tij për klientët, partnerët dhe pasagjerët e aeroporteve të Gjenevës dhe Cyrihut dhe shtuan se po punojnë pa masë për të gjetur një zgjidhje.

Më herët, aeroporti i Gjenevës lajmëroi se po ndalonte të gjitha fluturimet e tij deri në orën 11 të mëngjesit për shkak të dështimit të kompjuterit.

Agjencia zvicerane e lajmeve ATS-Keystone tha se fluturimet ndërkombëtare për në Zvicër po ridrejtoheshin drejt Milanos./ abcnews.al