Berishës i mjaftojnë 11 ndeshje për të bindur Torinon

schedule16:20 - 14 Qershor, 2022

schedule 16:20 - 14 Qershor, 2022

Gardiani “kuqezi” Etrit Berisha ka përfunduar sezonin në huazim tek ekipi i Torinos në Serie A.

Momentalisht Berisha është në pronësi të SPAL, megjithatë ekpertët e merkatos në Itali bëjnë me dije se klubi i Torinos është bindur nga paraqitjet e 33-vjeçarit dhe ka ndërmend ta transferojë përfundimisht.

Shuma që klubi torinoz do të shpenzojë është vetëm 1 milion euro, shifër kjo e kërkuar nga SPA për ta lënë të lirë portierin shqiptar.

Në sezonin që lam Berisha u aktivizua 11 ndeshje, duke bërë paraqitje pozitive. /abcnews.al