Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume ka thënë se është ende herët për të folur për rezultatet e një reforme të re territoriale.
I ftuar në Abc News, Kume tha se nëse puna do të mjaftohet vetëm në diskutime dhe rënie dakord, atëherë do të jetë shumë e mangët.
Kume shtoi gjithashtu se ndarja territoriale bëhet faktor jo vetëm për interesat e qytetarëve, por edhe për sjelljen e partive politike.
“Apriori nuk mund të shprehem se çfarë do të sjellë puna në këtë komisioni, le ta trajtojmë këtë kur të shohim planin e veprimit.
Do të theksoja faktin se nëse puna e këtij komisioni do të limitohet vetëm në dikstuime dhe rënien dakord për rindërtimin e hartës, për mua puna do të jetë shumë e mangët, në nivel përbalëll asaj çka dëshirojmë dhe presim të bëhet në këtë nivel të pushtetit.
Kam parasysh faktin se mënyra si ndahet territor është një faktor në mirëadministrimin e punëve lokale, nga i cili gjenerohen efekte në jetën e përditshme të qytetarëve, por nuk është me veprimet e tij faktor i mjaftueshëm për të mbyllur atë që duhet bërë në pushtetin lokal për interesat e qytetarëve.
Është e rëndësishme edhe ndikimi që sjell mënyra se si ndahet territor në garën zgjedhore mes partive politike. Duhet ta pranojmë si normale sjelljen e partive politike ndaj këtij problemi”, tha Kume./ abcnews.al