Pse e kemi kaq të vështirë të kthehemi në punë pas pushimeve?

schedule07:12 - 14 Qershor, 2022

schedule 07:12 - 14 Qershor, 2022

Pavarësisht se sa shumë e doni punën tuaj, rikthimi në të pas një pushimi të mirë është gjithmonë një sfidë. Ju ndoshta po luftoni gjithnjë e më shumë me idenë se duhet të zgjoheni përsëri në agim për të koordinuar postën dhe të gjitha punët tuaja.

Nëse po ju ndodh kjo që sapo përshkruam, atëherë e dini shumë mirë se çfarë do të thotë të pushtoni nga stresi kur ktheheni në punë pas pushimeve. Ajo që vërehet në trurin tuaj teksa përpiqeni të menaxhoni kalimin nga relaksimi absolut në çmenduri absolute të punës, nga ekspertët përkufizohet si “brain mush”.

Pse vërtet po na ndodh ky fenomen i çuditshëm? Sipas psikoterapistes Jade Thomas, kjo është për shkak të mungesës së rutinës kur jemi larg punës. “Një nga arsyet e vështirësisë në përshtatje është ndërprerja nga programi ynë i zakonshëm”.

“Rutina na ndihmon të kultivojmë zakone të shëndetshme dhe të ndihemi nën kontroll, gjë që redukton nivelet tona të stresit. Pushimi nga kjo rutinë krijon pasiguri dhe na rëndon”. Një arsye tjetër që e kemi të vështirë të përqendrohemi në punë pas një mini-pauz është kontrasti mes pritshmërive që kemi në këto dy raste.

“Mendjet tona punojnë me një ritëm të qetë në rrugën e kthimit, sepse ata janë ende në një humor të ndryshëm. Në këtë mënyrë ne përgjigjemi me një shpejtësi më të ngadaltë se normalja, si mendërisht ashtu edhe fizikisht, si rrjedhojë e ndjejmë se jemi duke mos funksionuar”. Për të shmangur gjithë këtë tranzicion të çuditshëm, Thomas sugjeron të organizoheni një natë para se të ktheheni në punë për të eliminuar stresin e panevojshëm.

Është gjithashtu mirë të përpiqeni të përqendroheni në diçka që prisni të bëni kur të ktheheni në punë. Nëse nuk ia dilni, është mirë të pranoni atë që po ju ndodh dhe t’i jepni vetes kohën e nevojshme për t’u përshtatur sërish me ritmet intensive… deri në pushimin e radhës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!