Australia ia doli të sigurojë një biletë për në Botëror “Katar 2022”, pasi “ruleta ruse” çoi në shtëpi Perunë, pas gjuajtjes së penalltive.
Një ndeshje e luftuar mes dy skuadrave, të cilat nuk arritën të gjenin golin në 90 minutat e kohës së rregullt, duke bërë që ndeshja mes tyre të shkonte në kohën shtesë.
Edhe 30 minutat e kohës shtesë nuk arritën të nxirrnin skuadrën fituese të këtij dueli, me lojtarët që iu drejtohen tashmë fatit në gjuajtjen e penalltive.
“Ruleta ruse” i solli fat Australisë pasi u treguan më të saktë, duke siguruar kështu edhe biletën për në “Katar 2022”. /f.a/abcnews.al