Esad Pasha, kronologjia e një vrasjeje me pagesë

schedule20:31 - 12 Qershor, 2022

schedule 20:31 - 12 Qershor, 2022

Nga Ferdinand Dervishi

Më 13 qershor të vitit 1920, në Paris, do të ekzekutohej një vrasjeje mes shqiptarësh.

Avni Rustemi, një student në Romë, nxori nga xhepi një revolver të prodhimit amerikan, dhe e zbrazi dy herë mbi trupin e Esad Pashë Toptanit, ish-kryeministër dhe politikan me influencë.

Të pamësuar me ngjarje dhe pamje të tilla, francezët e thjeshtë, e mbërthyen autorin përpara së të mbërrinin xhandarët, dhe nuk u kursyen në zemërimin e tyre, duke e rrahur pa asnjë mëshirë.

E kundërta do të ndodhte në Shqipëri. Vrasja e ekzekutuar mu në zemër të Botës së qytetëruar, do të kënaqte dhe mbushte shpirtin e shumicës së shqiptarëve.

Për pasojë ekzekutori Avni Rustemi do të konsiderohej si shpëtimtari i Shqipërisë dhe do të emërtohej e trajtohej si hero dhe kjo do të zgjaste për më tepër se një shekull.

Por si u bë i mundur një rezultat i tillë?

Si ndodhi që vrasësi të bëhej hero dhe viktima të zhytej thellë në gjolin e zi të urrejtjes së një populli të tërë?

Çfarë thonë historiografia dhe memuarët e kohës për këtë fenomen dhe cila është e vërteta dhe mekanizmi i vrasjes së egër të Esat Toptanit?

Emisioni Abc/Story i gazetarit Ferdinand Dervishi për herë të parë ndërton gjithë skemën e vrasjes perfekte të Esad Pashës në Paris.

Si pagoi Qeveria e Tiranës një vrasës për të hequr qafe kundërshtarin politik, pa u kujdesur se me këtë krim, po përgjakte themelet e shtetit të sapokrijuar shqiptar.