Ervis Iliazaj, drejtor i gazetës Liberale është shprehur se e vetmja fitore për momentin nga samit i Berlinit ishte hedhja poshtë e tezës së dyshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Në samitin e Berlinit u diskutuan negociatat për vendete e Ballkanit Perëndimor dhe çështja e Kosovës. Nuk është se doli ndonjë gjë, përveçse tezës për ndryshimin e kufijve, ku duket se ka fituar teza e mos ndryshimit të tyre. Duket sikur ka fituar linja evropiane. Sepse duhet ta themi hapur se për Kosovën kishte dy teza. E para ishte ajo e BE, me në krye Gjermaninë e cila ishte totalisht ndryshimit të kufijve. Dhe e dyta ishte një pjesë e administratës së Turmp, të cilët ishin për ndryshimin e kufijve. Ky samit i dha fund për momentin tezës së ndryshimit të kufijve. Këto dy teza mbështeteshin edhe nga politikanët shqiptarë. Haradinaj ishte kundër ndryshimit të kufijve ndërsa Thaçi dhe Rama ishin pro ndryshimit të kufijve.
Nëse Evropa thotë se ne do ta zgjidhim dhe do ta detyrojmë Serbinë që do ta njohë Kosovën pa ndryshuar asnjë gjë nga kufijtë e sotëm, mendoj se kjo është një tezë e vështirë. Nëse BE e siguroj njohjen e Kosovës me anë të integrimit mirë se të vijë. Por jam skeptik për këtë pjesë. Ndërsa SHBA është një zë i vetëm dhe ka më shumë mundësi për ta zgjidhur këtë dhe është një vendimmarrje më e shpejtë”, tha ai në studion e emisionit “Provokacija”. /abcnews.al