Gleison Bremer kërkohet nga disa skuadra dhe merkatoja e verës do të jetë e “nxehtë” për të, teksa me shumë gjasa lojtari do të largohet nga Torino.
Në këtë mënyrë drejtuesit e skuadrës italiane kanë filluar të mendojnë edhe për alternativat e mundshme për ta zëvendësuar.
Sipas mediave italiane në “pole-posicion” ndodhet Victor Nelsson, me Galatasaray që kërkon 10-12 milionë euro që të lërë të lirë lojtarin.
Gjithashtu edhe talenti i Lorientit, Armand Lauriente është një tjëtër opsion për Torinon për të zëvendësuar Bremer gjithmonë në rast të largimit të tij nga radhët e skuadrës torineve. /f.a/abcnews.al