Nga Ajgena Korbi
Mes emocionesh maturantët i dhanë fund provimit të dytë të maturës shtetërore, atij të gjuhës shqipe dhe letërsisë. Gjimnazistët e “Qemal Stafës” në Tiranë tregojnë se testi ishte i nivelit mesatar.
https://youtu.be/Ryoffp5nKRA
Por ndërkohë që maturantët kishin rreth një orë që ishin futur në provim teza doli në rrjetet sociale. Një faqe të variantit B e publikoi në facebook deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi. Nxënësit pohuan vërtetësinë e saj ndërkohë që shprehën zhgënjim për zhvillimin e provimit në kushtet të pabarabarta në të gjitha shkollat e vendit.
Për daljen e tezës së gjuhës shqipe dhe letërsisë ende nuk ka një reagim nga Ministria e Arsimit. Testit iu nënshtruan rreth 33 mijë maturantë në të gjithë vendin. Më 17 qershor ata kanë provimin e tretë të maturës, atë të matematikës.
/abcnews.al