Lojtari i Torinos, Gleison Bremer është kthyer në objektivin e disa skuadrave të cilat kërkojnë të sigurojnë shërbimet e tij gjatë merkatos së verës.
Sipas “Tuttosport” do të zhvillohet në Londër një takim mes Tottenham dhe Torinos për të diskutuar për mundësinë e një transferimi të lojtarit në Premier League.
“Spursat” do të tentojnë të bindin Torinon për të arritur një marrëveshje për Bremer, edhe pse Milan dhe Interi nuk mbeten pas sa i takon dëshirës për ta transferuar gjatë merkatës së verës. /f.a/abcnews.al