Policia e Fierit ka shpallur në kërkim një 38-vjeçar, pasi ka marrë lekët e xhiros ditore në karburantin ku punonte dhe është larguar.
Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim shtesin H.K, banues në Fier.
Sipas bluve, duke qenë i punësuar në pikën e karburantit në administrim të shtetasit A. P., ka marrë lekët e xhiros ditore dhe është larguar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al/