Chiesa: Shihemi sërish në shtator, ndoshta me datën 10…

schedule11:10 - 11 Qershor, 2022

schedule 11:10 - 11 Qershor, 2022

Federico Chiesa u dëmtua gjatë sezonit që kaloi, një dëmtim që po e lë jashtë fushave të blerta për disa muaj.

Rikuperimi i tij do të zgjasë, ndërsa sulmuesi është në dijeni se durimi është ilaçi kryesor për të, pasi duhet të respektojë kohën për rikuperimin e plotë të muskujve.

“Dua të rikthehem sa më shpejt, por duhet të respektojmë tabelat. Stafi mjekësor po më ndihmon shumë dhe në çdo gjë, është fantastike. Mendoj se jam gati për fillimin e shtatorit , por do të shohim. Në atë rast, Chiesa do të kishte munguar 4-5 ditë me Juventusin në kampionatin e ardhshëm.

Ndihem më i qetë si anësor dhe mësoj nga 10 shtatori mund të rikthehem në fushë”, ka theksuar Chiesa. /f.a/abcnews.al