Trupat ruse largohen nga Zaporizhzhia

schedule22:28 - 10 Qershor, 2022

schedule 22:28 - 10 Qershor, 2022

Trupat ruse janë larguar 5 deri 7 kilometra nga Zaporizhzhia ku ndodhet edhe centrali më i madh bërthamor i Evropës.

Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i Melitopol-it, Ivan Fedorov i cili shpjegoi po ashtu se forcat e armatosura ukrainase çliruan nga pushtuesit më shumë se 30 vendbanime në drejtim të Khersonit.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Vadym Boychenko kryebashkiaku i Mariupol-it paralajmëroi se kolera dhe sëmundje të tjera vdekjeprurëse mund t’i marrin jetën mijëra njerëzve në qytetin e pushtuar jugor të Ukrainës ndërsa trupat mbeten të pa sistemuar në temperaturat e larta. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!