Një lëvizje në dalje te Kastrioti, skuadër që në pjesën e dytë të sezonit arriti të merrte 7 fitore radhazi, si asnjë ekip tjetër.
Bedri Greca është ai që e ka mbyllur me krutanët dhe e ka konfirmuar diçka të tillë përmes rrjeteve sociale.
Greca u bashkua në verë me Kastriotin, pas një eksperience me Feronikelin në Kosovë. Me krutanët ai luajti 31 ndeshje dhe shënoi 6 gola./ h.ll/abcnews.al