Avokati Spartak Ngjela ka komentuar goditjet e fundit të SPAK, pas dëshmive të dhëna nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.
Teksa ka shtruar vetë pyetje “a ka vrarë politika?”, Ngjela ka hedhur dyshime se ish-ministri i Transporteve Sokol Olldashi dhe biznesmeni i lidhur me historinë e Gërdecit, Kosta Trebicka janë ekzekutuar nga vrasës me pagesë.
“Po politika a ka vrarë? Dy vrasje kemi ne që mendohet se i kanë bërë vrasësit me pagesë. Është Olldashi dhe ai, Trebicka. Dihet që janë vrarë ata nga vrasësit me pagesë. Të shkon mendoja po janë involvuar këta në këto dy vrasje se këta janë provuar që janë vrasës. Edhe Trebicka dhe Olldashi janë provuar që janë vrasje, se nuk është provuar si të ketë dalë ai kur ka rënë makina nga 40 metra.
A do vijnë këta tani në rrëfime të këtij lloji po si dimë ne se janë sekret. Duhet të shikojmë se deri ku kanë qenë të përfshirë. Po shiko se e njoh nga profesioni. Pentito kalon në delir dhe çfarë i ndodh. I duket se sa më shumë të dëshmojë, sa më shumë krime të tregojë sikur është më afër me shtetin. Dhe hetuesit duhet të jenë shumë të vëmendshëm se e kanë në natyre të tyre patologjike, se i duket vetja detektiv. Se kanë lidhje këta me njeri-tjetrin, vrasësit me pagesë e njohin veprimtarinë e njëri tjetrit”, tha Ngjela në News24.
Ngjela tha se porositë, vrasësit me pagesë i marrin nga kalorësit e politikës.
“Drejtësia fiton shumë në rast se hetimi shqiptar i bën goditje drastike, sepse do të trembë vrasësit me pagesë. Vrasjet me pagesë kanë punuar si në shtëpi të tyre. Një Gjykatë dhe Prokurori e korruptuar është pjesë e krimit”, tha Ngjela.
Nga ana e tij analisti Artur Zheji u shpreh se në rast se i penduari i drejtësisë , Nuredin Dumani manipulohet nga politika, atëherë kthehet në ‘armë’.
Pjesë nga biseda në studio:
Mund të ndikohet SPAK nga presionet?
Ngjela: Mund të tulatet, por shenjat janë që ka dalë paraja..
Zheji: Mendoj që brenda sistemit të drejtësisë ka bashkëpunëtore. Përveç kallëzimeve, do të shihet se kush gjykatës dhe prokuror ka mbyllur sytë ndaj provave dhe fakteve , për këtë shërben Dumani, për të nxjerrë në dritë dhe për të kuptuar bashkëjetesen me krimin e organizuar. Pra ka një shans që të manipulohet nga politika.
Ngjela: Duhet të dimë që vrasësit me pagesë nuk marrin porosi direkt nga politika, politika lëshon kalorësit dhe kalorësi shkon tek vrasësit me pagesë. Fakti që presidenti ka qenë i implikuar dhe janë fakte dhe do hetohen…
Mund të ishte rasti që Dumani të përdorej si armë?
Ngjela: Dumani nuk mund të shkoj dot aq lart. Hetuesi nëse është i nivelit të lartë e kupton si është situata. Këta tani kërkojnë provat…Ç’donjeri bën tregti për jetën, ata janë të rrezikuar sepse janë të identifikuar dhe janë të rrezikuar me burgim të përjetshëm…Ka shumë mundësi që të kenë hyrë në bashkëpunim. Me rëndësi është të shkatërrohet krimi i organizuar, ka krahë dhe krahët janë kapitali i inkriminuar që ka marrë benefit sot nga korrupsioni dhe vrasjet. A ka ekspertë të huaj, mua më kanë thënë që ka. Hetuesia jonë si histori nuk e njeh kualitetin e kualifikuar që shkojnë deri te ministrat e kryeministrit. Pra si do të mblidhen faktet dhe si do bëhen përgjimet.
Mund të ndihmojë në këtë çështje ekspertiza e huaj?
Zheji: Nuk kam informacion për praninë e tyre, por mendoj që laboratorët e ekspertimit luajnë rol të nivelit të lartë.
Ngjela: Me këto prova që nxjerrin këta unë i nxjerr të pafajshëm në gjyq, dua faktin. Unë e kuptoj që këta janë ën grumbullimin e fakteve dhe jo të dëshmisë…Duhet të jepen prova…Mbledhja e provave është historia e tyre… /BW