“Rusia mund ta zgjasë luftën në Ukrainë edhe për një vit tjetër”

schedule17:10 - 10 Qershor, 2022

schedule 17:10 - 10 Qershor, 2022

Rusia mund ta vijojë luftën në Ukrainë me hapat e tanishëm edhe për një vit tjetër. Të paktën kështu beson inteligjenca ukrainase.

“Udhëheqja e Kremlinit ndoshta do të përpiqet të ngrijë konfliktin për një kohë, në mënyrë që të bindë Perëndimin të heqë sanksionet, por më pas të jetë në gjendje të vazhdojë me pushtimin,” thonë shërbimet ushtarake në Telegram.

Më tej në postim vijohet se burimet ekonomike të Rusisë do t’i lejojnë vendit pushtues të vazhdojë luftën me këtë ritëm për të paktën një vit.

Ndërkohë, ditën e sotme presidenti i vendit Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia ka shkelur që nga viti 2014 rreth 400 traktate të ndryshme ndërkombëtare.

Duke folur në Samitin e Demokracisë për vitin 2020 në Kopenhagës, me anë të një video-lidhje, lideri ukrainas tha: “Vetëm gjatë luftës së Rusisë kundër Ukrainës, dhe dua t’ju kujtoj se ajo filloi në 2014, jo më 24 shkurt, Rusia ka shkelur rreth 400 traktate të ndryshme ndërkombëtare në të cilat vendet tona janë palë”.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!