Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje që vendi i tij të mos lihet në “zonë gri”. Ndërkohë që ka kërkuar që të anëtarësohen në BE, ai i kërkoi bllokut të provojë se fjalët e tij duhet të “shoqërohen me vepra”.
Duke iu drejtuar Samitit të Demokracisë të Kopenhagës 2022, Zelenskiy tha se “gjëja e parë është që përfundimisht të hiqet kjo zonë gri”, raporton AFP.
“Në javët e ardhshme, Bashkimi Evropian mund të ndërmarrë një hap historik që do të dëshmojë se fjalët për anëtarësimin e popullit ukrainas në familjen evropiane nuk janë të kota.
Komisioni Evropian pritet të japë opinionin e tij mbi ofertën e anëtarësimit të Ukrainës në ditët në vijim, përpara se liderët e BE të vendosin nëse do t’i japin Kievit statusin zyrtar të kandidatit në një samit të Këshillit Evropian në 23-24 qershor”, u shpreh ai.
Zelenskiy tha se e pyeste veten pse disa shtete anëtare ishin ende në mëdyshje për të lejuar anëtarësimin e Ukrainës dhe për të ndërprerë lidhjet me Rusinë.
“Pse, nëse sondazhet tregojnë se 71% e evropianëve e konsiderojnë Ukrainën si pjesë të familjes evropiane, a ka ende skeptikë politikë që hezitojnë të na lejojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian?”, theksoi presidenti.
“Sistemi evropian mund të humbasë nëse fjalët nuk shoqërohen me vepra”, shtoi ai. /abcnews.al