Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dërgoi për ratifikim në Senatin amerikan protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Lajmi është konfirmuar nga publikimi i mesazhit të Trump në faqen zyrtare online të Shtëpisë së Bardhë.
Trump shprehet se Maqedonia e Veriut është partnere e fuqishme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në sferën e sigurisë dhe anëtarësimi i saj në NATO do të jetë me rëndësi për interesat strategjike të SHBA-së dhe Aleancës.
Protokolli për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO u nënshkrua nga vendet anëtare të Aleancës më 6 shkurt 2019 në Bruksel./abcnews.al