Mbrojtja e Kaliningradit, flota ruse kryen stërvitje në Detin Baltik

schedule12:29 - 9 Qershor, 2022

schedule 12:29 - 9 Qershor, 2022

Rreth 60 anije të flotës ruse janë vendosur në Detin Baltik për një mision stërvitor për të ruajtur dhe mbrojtur infrastrukturën detare dhe bazat e rajonit të Kaliningradit.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes e cituar nga agjencia Interfax, shjkruan la repubblica.

“Përpara fillimit të manovrave, flota ruse zhvilloi një sërë ushtrimesh për të vendosur në gjendje gatishmërie maksimale forcat”.

Stërvitja përfshin afërsisht 60 anije, skafe dhe anije mbështetëse, më shumë se 40 avionë dhe helikopterë, dhe deri në 2000 armë dhe pjesë të pajisjeve ushtarake dhe të specializuara.

“Gjatë stërvitjes, anijet kanë lundruar nga bazat e tyre dhe janë vendosur në zona të caktuara. Qëllimi i stërvitjes është të rrisë gatishmërinë dhe aftësitë e qendrave të kontrollit ushtarak, të përmirësojë ndërveprimin midis anijeve dhe forcave bregdetare dhe aftësive të tyre detare dhe në terren, dhe të mundësojë komandën dhe kontrollin e selisë së flotës për të ushtruar”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Kaliningrad është një enklavë ruse e vendosur midis Polonisë dhe Lituanisë përgjatë bregut të Balltikut.

/abcnews.al