Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Akord total për kontratën, talenti i Shqipërisë pranë Interit

schedule10:59 - 9 Qershor, 2022

schedule 10:59 - 9 Qershor, 2022

Interi ka arritur marrëveshjen me Kristjan Asllanin, për kontratën, dhe tani duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me Empolin.

Ky është lajmi që sjell eksperti i merkatos, Fabrizio Romano. Me shumë mundësi në marrëveshje do të përfshihet ndonjë lojtar.

Asllani vlerësohet minimalisht me 10 milionë euro. Mesfushori, i cili golin e parë në Serie A ia ka shënuar Interit, kërkohej edhe nga Milani.

Zikaltrit sa duket janë ata që e kanë fituar betejën për mesfushorin e kombëtares shqiptare, i cili në 6 muaj tërhoqi vëmendjen e klubeve më të mëdha në Itali. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!